Këngëtari i famshëm në Greqi me origjinë shqiptare, Sin Boy , është dhunuar live në TikTok, teksa ndodhej në një sallon bukurie për të lyer flokët.

Siç duhet edhe në video, disa burra të maskuar kanë hyrë në sallon dhe kanë rrahur dhunshëm reperin, teksa e ofendojnë me fjalë banale. Autorët kanë marrë karrige dhe sende të forta për ta goditur akoma dhe më shumë reperin.

Për fat të mirë pas ndërhyrjes së punonjësve të sallonit, autorët janë larguar. Pas goditjeve Sin Boy shihet teksa çohet në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Reperi çohet, rregullon flokët dhe ulet në karrige sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Video është bërë virale, ndërsa nuk dihet nëse e gjithë skena ka qenë e inskenuar ose jo.

Kujtojmë se disa kohë më parë, reperi bëri lemsh rrjetin me një foto publikuar në rrjete sociale ku dukej sikur i ishte në ambulancë. Pas kësaj për disa kohë u aludua se ai kishte ndërruar jetë, por që më vonë rezultoi se foto ishte pjesë e një projekti muzikor.

Sin Boy me origjinë nga Gjirokastra ka patur në të kaluarën një histori dashurie me këngëtaren nga Kosova Rina Balaj./vizionplus.tv/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT