Delegohen gjyqtarët e  gjysmëfinales, FC Suhareka – FC Ballkani

Janë deleguar me short gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësin në ndeshjet gjyshmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tashmë dihen çiftet gjysmëfinaliste dhe ato luhen me sistem vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para zhvillohen të mërkurën.

Alban Shala do të jetë gjyqtari kryesor në duelin mes Prishtinës dhe Dritës, ku dy rivalët e vjetër do të përballen në ndeshjen e parë.

Arbnor Bullatovci, Besnik Morina dhe Valon Bajgora do të jenë ndihmësit e tij, ndërsa në VAR janë Visar Kastrati dhe Edmond Zeqiri.

E në gjysmëfinalen tjetër do të takohen dy skuadrat nga Suhareka, FC Suhareka dhe Ballkani, arbitri i ndeshjes është Genc Nuza.

Nuza do të ndihmohet nga Bujar Selimaj, Fatmir Sekiraqa dhe Mentor Ajeti, kurse në VAR janë Mervan Bejtullahu dhe Fatlum Berisha. /Gazeta Olle/