Ministri Faton Peci vendosi të reagojë me vulgaritet ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj pas publikimit të raporteve për një skandal të pretenduar në ministrinë që ai i prin. Mehmetaj s’ia la mangët me vrazhdësi e tallje por dhe paralajmërime, transmeton Gazeta Metro.
Një skandali i raportuar që plasi me pretendime se një kompani mishi që shiste mish të vjetër Brazili si mish të Kosovës, dhe krejt kjo përmes disa lidhjeve përmes një Agjencie shtetërore nën ministrinë që e udhëheq Peci.
Ky i fundit u lëshua në gjuhë të rëndë ndaj Mehmetajt, duke përdorur fjalë si “llaskuc e hajn” gazetarin si reagim tërësisht të padenjë për një zyrtar aq të lartë dhe çështje aq serioze.
S’vonoi shumë përgjigja në tone të njëjta edhe nga Mehmetaj që nuk ka hezituar edhe më parë duke e quajtur “hajn të vogël” dhe duke e ftuar për ballafaqim në debat televiziv.nullnull
“Ky është veç fillimi o hajn. Kam me ju demasku një për një”, ka shkruar Lirim Mehmetaj./gazetametro.net