Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’ . Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të Gazetës Insajderi lidhur me funksionimin e grupit.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Edin Nevzati. Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”, përcjell Insajderi.
Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.
Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.
Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.