Në vendin tonë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i vranët, me reshje shiu dhe diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) bëhet e ditur se temperaturat gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin nga 9 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
E martë – Mot vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike sipas IHMK-së do të vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile./