Shpétim Duro i cili kishte fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, ka një kërkesë për drejtuesit e klubit.
Mentor Mazrekaj, është i preferuari i Duros, mesfushori synohet të bindet për t’u bashkuar me Suharekën, shkruan Gazeta OLLE.
35 vjeçari ishte nga lojtarët më të dalluar në Kategorinë Superiore me Laçin, më pas për dy vite u shpall dy herë kampion me Strugën, madje duke shkuar deri në Play Offs të Ligës së Konferencës.
Drejtuesit e klubit do tentojnë deri në fund për të bindur mesfushorin, por në garë për shërbimet e tij, janë dhe disa klube tjera nga vendi ynë dhe rajoni.