Bie në kontakt me rrymën, vdes një 42 vjeçar në Suharekë

Tëmartën në mbrëmje një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën. Nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 20:10 kanë marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është goditur nga energjia elektrike.

“Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete”, tha për RTK Vesel Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

Viktima 42 vjeçari me inicialet G.G nga Suhareka.

Policia ka dal në vendngjarje dhe njësitet përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin.

“Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, tha tutje Gashi.