Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Insajderin, e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, tha Bytyqi.