Një ndeshje e pazakontë futbolli do të luhet pasditen e sotme në Kosovë.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të bëhen bashkë, jo në një seancë plenare siç i kemi parë përherë, por në një fushë të blertë.

Lajmin e ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës, i cili ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

Ndeshja fillon në orën 19:00 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali.

Ekipi nga Shqipëria do të përbëhet nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

“Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT