A është koncerti më i madh ndonjëherë në Kosovë? Mijëra njerëz ne Karnevalin e Golden Eagle në Suharekë (Pamje)

Me 28,29 dhe 30 Qershor, për herë të pestë në Suharekë, është mbajtur “Karnevali Golden Eagle”.

Në këtë edicion i cili është mbajtur  për të tretën ditë rresht kanë performuar artistë nga Kosova e Shqipëria.

Me selektimin e yjeve të skenës muzikore kanë bërë që në shesh të grumbullohen mijëra qytetarë.

Në pamjet e publikuara në llogarinë zyrtare të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, shihen qytetarët duke u argëtuar me performanca të jashtëzakonshme.

Më poshtë keni disa video nga atmosfera fantastike.