Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka publikuar raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2023

Sipas raportit të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1,384,154 euro.

Sipas raportit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur 951,483 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 717,543 euro.

Ndërkohë të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 2023 kanë qenë 723,169 euro, ndërsa shpenzimet 431,824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas raportit ka 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime.

Ndërsa Lista Serbe ka 314,348 euro të hyra dhe 295,917 euro shpenzime.

Sipas KQZ-së procesi i auditimit është kryer nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT