Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Rahovec, ku dy persona u rrahën pasi u përfshinë në një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ndodhi në fshatin Brestoc, ku Policia arriti të intervenojë, por hasi në rezistencë nga njëri prej të dyshuarve – i cili edhe e sulmoi një polic.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Driton Orllati, rreth 48-vjeçar.

Orllati po dyshohet se ka shpërfillur urdhrat policorë dhe për të mos mbaruar me kaq e ka goditur një zyrtar policor me shqelma.

Njësiti policor u detyrua që ta vë situatën nën kontroll, duke përdorur sprej, si dhe forcën proporcionale për ta prangosur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe po ashtu i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT