Konkursi i parë Miss Inteligjenca Artificiale ka përzgjedhur më të bukurën e këtij edicioni debutues. Një aktiviste  marokene është kurorëzuar fituese.

Kenza Layli është një influencer për stilin e jetesës që ndërthur bukurinë, zgjuarsinë dhe magjinë e Inteligjencës Artificiale. Ajo shpjegon në një video se pavarësisht se nuk emocionohet si një person real, u krijua për të kryesuar renditjen duke mundur 1500 bukuroshe të tjera të modifikuara përmes teknologjisë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga Maroku.

Image

Kenza Layli

Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga ekspertë realë dhe kompjuterikë që i ndanë krijimet në kategoritë e bukurisë, teknologjisë dhe prezencës në rrjetet sociale.

Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C.

Image

Lalina Valina

Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga Fanvue World AI Creator Awards që ftoi përdorues të Inteligjencës Artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT