Ana Skrel, 23-vjeçarja nga Ulqini, tashmë për publikun shqiptar njihet si e dashura e këngëtarit Robert Berisha.
Ajo këtë kohë ka qenë tejet aktive në rrjete sociale, e më së shumti duke ndarë fotografi e video me artistin nga Kosova.
Një të tillë e ka ndarë edhe së fundmi, ku çifti shihet të jetë duke shijuar pushimet bashkë.
Zeshkania ka sjell një moment intim, ku Berisha shihet nga pas, duke e përqafuar e prekur.
Duket se videoja u shpërnda menjëherë dhe postimi u fshi nga të dy protagonistët.
Ata janë të lidhur që një kohë, ku duket se të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.
https://host.vpplayer.tech/eff357d0-7626-406b-8915-a1ea9c614523
Dyshja gjithashtu kanë një diferencë të madhe në moshë, por që shihet se nuk është një problem për ta. /Telegrafi/