“Në 20 vjet e fundit ma shumë ka qeverisë LVV-ja se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën, e unë po ta jap bilancin e qeverisë 18-mujore të Haradinaj dhe qeverisë 4-vjeçare të Kurtit,” tha Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në “Debat Plus”.

Gjatë diskutimit me Dibran Hoxhën, Tahiri i thotë se për 18 muaj AAK-ja ka punuar më shumë se qeveria Kurti në 4 vjet qeverisje.

“Qeveria Haradinaj e ka bërë ushtrinë e Kosovës, e kemi bë statutin e Trepçës, i kemi bërë 50km autostradë, i kemi nisë autostradat që kanë qenë të buxhetume, i kemi bërë ligjet për administratë shtetërore, ligjin e pagave, a bën me ditë cka kanë bërë këta,” u shpreh Tahiri.

Ndërsa, Hoxha thotë se të gjitha këto punë të AAK-së ndonëse mund të jenë më objektive, por kur përmendet 53-milionëshi “të gjitha bijnë në ujë”.

“Ju po thuni që të gjitha këto punët e mira të juaja nuk kanë mujtë me ardhë në shprehje, por ka ardhë në shprehje propaganda e Vetëvendosjes të juajt janë më objektive, por kur del skandali i 53 milionëshit, atëherë edhe punët që po i përmendi bijnë në ujë,” tha Hoxha.

Ndërsa, Tahiri thotë që fajin e 53 milionëshit nuk e merr.

“Ka raste të ndryshme në hetuesi, por për rastin e 53 milionëshit asnjëherë nuk e pranoj që ka vjedhje.”

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT