• 25/07/2021
Digiqole ad

THAÇI: S’KA NJOHJE RECIPROKE NËSE SHBA NUK ËSHTË NË DIALOG

 THAÇI: S’KA NJOHJE RECIPROKE NËSE SHBA NUK ËSHTË NË DIALOG

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryeministrin, Avbdullah Hoti ka komentuar çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, ka thënë që është jetike bashkëpunimi ndërinstitucional për temat me rëndësi jetike.

Thaçi ka thënë se nëse në dialog nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës atëherë nuk do të ketë njohje reciproke.

“E ritheksoj se jam i bindur se kudo që  aty ku nuk janë SHBA-të nuk mund të ndodhë njohja reciproke. Andaj jetike për ne është që në tavolinë të jetë edhe SHBA, natyrisht edhe BE”, tha presidenti.

Thaçi ndër tjerash ka mirëpritur emërimin e Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror për Dialogun, por që është interes i Kosovës që dialogu të mos vazhdojë në nivel teknik.

Përpos dialogut, Thaçi tha se me Hotin ka biseduar edhe për pakon ekonomike.

“Diskutuam edhe për pakon ekonomike”, ka thënë Thaçi. /Insajderi.com/

Të ngjashme