Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës e ka mposhtur në udhëtim skuadrën UE Santa Coloma, nga Andorra, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Andorra kaloi e para në epërsi me golin e Youssef El Ghazoui në minutën e 22-të.
Ballkani u rikthye në lojë, duke barazuar shifrat me Lindon Emërllahun, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 41-të.
Golin e fitore për portokallëzinjët e shënoi Barnard Karrica në minutën e 90-të.
Ndeshjen e kthimit, Ballkani e zhvillon me 16 korrik, në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë./IndeksOnline/