Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për media ka ka falënderuar presidentin Thaçi për mirëkuptimin në emërtimin e Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror për Dialogun.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës para deputetëve të Kosovës për takimin që kishte me presidentin serb, Aleksander Vuçiq në Bruksel.
Por, Hoti në një konferencë të përbashkët me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, e ka falënderuar kreun e vendit për mirëkuptimin në emërimin e Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror për Dialogun.
“E informova presidentin për takimet që kemi pasur deri tash. Sot do të raportoj edhe në Kuvend në detaje. E falënderoj presidentin për mirëkuptimin për emërimin e koordinatorin. Ai flet në emër timin dhe ka përvojë të madhe. Ne do të sigurohemi që dialogu në asnjë formë të mos rrëshqas në nivel teknik. Ne po mundohemi në maksimum që të koordinojmë veprimet me partnerët tanë”, tha ai.
Hoti ka thënë se do të sigurohen që dialogu të mos jetë teknik.
I pyetur nga gazetarët për deklaratat kritike të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj tij – Hoti tha se do t’i mbajë të informuar partnerët e koalicionit rreth dialogut. /Insajderi.com/