• 16/06/2021
Digiqole ad

Hoti kërkon nga deputetët të i votojnë edhe dy ligje, para pushimeve

 Hoti kërkon nga deputetët të i votojnë edhe dy ligje, para pushimeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e mbajtur me presidentin Hashim Thaçi, tha se diskutuan për situatën dhe menaxhimin e saj me COVID-19 si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti gjithashtu në këtë takim tha se ai pret dhe u bën thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i kryejn edhe dy punët ende të pazgjidhura, rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

“Unë pres dhe u kërkoj me mirëkuptim të gjithë deputetëve të grupeve parlamentare, që t’i kryejm edhe këto dy punë që na kanë mbetur, rishikimin e buxhetit, dhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike para se Kuvendi të shkojë në pushimet e verës”, u shpreh Hoti.
IndeksOnline

Digiqole ad

Të ngjashme