Një shqiptare mbytet në detin e Greqisë

Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës.

56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja e saj, raporton Top Channel.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.