Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka theksuar se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë katër automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare, janë raportuar tetë persona të lënduar”, ka thënë Hoxha.