• 03/08/2021
Digiqole ad

Babai i Messit ndez thashethemet për një kalim të argjentinasit te Interi

 Babai i Messit ndez thashethemet për një kalim të argjentinasit te Interi

Ekziston një thashetheme që po bën xhiro në Itali se babai i Lionel Messi është duke përgatitur yllin e Barcelonës për një transferim në Inter pas blerjes së një shtëpie në Milano.

Lajmi së pari u shfaq në Radio Rai, pastaj në Tuttomercatoweb dhe e gjeti rrugën edhe në faqen e parë të La Gazzetta dello Sport.
Ka disa të vërteta për të, domethënë që babai i Messit, Jorge është duke blerë një shtëpi në Itali, konkretisht në Milano.

Kjo në mënyrë të pashmangshme do të nxisë spekulimet e vjetra se Interi është akoma i vendosur për të sjellë Messin në San Siro, pasi kishte provuar kur ishte ende i ri.

‘La Pulga’ është gjithnjë e më shumë i irrituar me drejtimin dhe strategjinë e transferimit të Barcelonës, ndërsa kjo do ta lejonte atë të vazhdojë duelin e tij me Cristiano Ronaldon në Serie A.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia thekson arsyen se Jorge Messi po transferohet në Milano është thjesht arsye financiare, duke shpresuar të përfitojë nga zbritjet e mëdha të taksave që një ligj i vitit 2017 parashikon të huajt e pasur që vijnë në Gadishull.

Sigurisht, mund të argumentohet se i njëjti ligj do të ishte shumë i dobishëm për Lionel Messin nëse ai do të transferohej edhe në Itali. /Telegrafi/

Të ngjashme