⚠️Raportohet për stuhi të forta në Rrafshin e Dukagjinit: Mbi 1800 shkarkesa rrufeshë

Stuhi të forta janë raportuar në Rrafshin e Dukagjinit, sipas faqes meteorologjike, Meteo Kosova.

Stuhitë raportohen se janë duke ndodhur saktësisht afër Prizrenit.

Tutje thuhet se momentalisht janë zhvilluar mbi 1800 shkarkesa rrufeshë.

Gjatë kësaj jave po ashtu është parashikuar për ulje të temperaturave dhe stuhi.