Komuna e Suharekes anulon tenderin: „Transmetimi i seancave te Kuvendit të Suharekës“
Komuna e Suharekës përkatësisht Zyra e Prokurimit ka njoftuar se ka anuluar, aktivitetin e prokurimit me titull: „Transmetimi i seancave te Kuvendit të Suharekës“, sipas njoftimit nga zyra e prokurimit ky aktivitet është anuluar pasi te dy kompanitë që kane konkuruar nuk i kanë plotësuar kërkesar e DT.
Në letrën informuese Zyra e Prokurimit e ka njoftuar kompanië: A.L „ Kosova Press Sh.p.k, adresa: Hamez Jashari, nr 28, Prishtinë e cila kishte cmimin me te lire konkurues në vlerë 7836.00€, thuhet se kompania në fjalë nuk e ka plotësuar si duhet dhe siq kërkohet nga Autoriteti Kontraktues Deklaraten nën Betim si formular standard.
Ndërsa sipas Zyrës së Prokurimit kompania e dyteë dhe me cmimin e dytë 8947.20€ KAON TECH sh.p.k në Suharekë, është eliminuar për arsye se gjatë vlerësimit kanë konstatuar se kompania në fjalë ka bërë gabime në paramasë mbi vleren 2%.
Sipas Zyrës së Prokurimit palët e pa kënaqura kanë të drejtë ankese.