Fushë-Kosovë: Nëna zgjohet nga gjumi dhe e gjen të vdekur foshnjën e saj 7-muajsh

Një grua ka raportuar në Polici se i ka vdekur vajza e saj 7-muajsh.

Sipas saj, vajën e kishte gjetur të vdekur sapo ishte zgjuar nga gjumi të premten, ndërsa rasti po hetohet, transmeton Zeri.info

“ Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.