
Gjithçka nisi pesë vjet më parë, kur vendosi të marrin një kredi bujqësore për të financuar ëndrrën e tij.
Me paratë në dorë dhe zemrat plot shpresë, ai filloi një rrugëtim të gjatë dhe sfidues.

Çdo ditë, nga agimi deri në perëndim, Zeneli me gruan e tij, siç e quan aj fisniken, kanë derdhur djersën e tyre mbi këtë tokë për të kultivuar mjedra në dy hektarë e 20 ari tokë pjellore.
“Unë që pesë vite merrem me bujqësi, ky është viti i pestë që merrem me këtë. Më pëlqen kjo punë e mjedrës edhe nuk largohem nga kjo punë deri në vdekje. Me mjedra i kam të mbjella dy hektarë e 20 ari”, tregon Zeneli.

Përveç mjedrës, ky fermer nga Podujeva ka të mbjellura edhe kultura të tjera.
“Përveç mjedrës i kam të mbjella edhe 10 ari me speca, 10 ari i kam patate. këtë serë e kam nga komuna tjetër nuk kam asgjë nga askush. Subvencionet i kam me kilogram sa t’i dërgoj në fund të sezonës merret kompania me të, pika grumbulluese. Krejt këto se çfarë po shef i kam bërë me kredi. Me pas hapësirë po do e kisha rrit prodhimin”, thotë ai.

Zeneli punon edhe me një staf të përkohshëm prej 10 punëtorësh, të cilët sipas tij, janë të kënaqur me kushtet e punës dhe pagën e tyre.
“I kam 10 punëtorë sezonal që punojnë nga marsi deri në fund të sezonës. Punëtorët janë të kënaqur me punën dhe rrogën shumë mirë, i kam të rregullt i paguaj 80 cent për kilogram, çdo javë ua jap pagesën”, tregon Zeneli.
Ky fermer e përfundon rrëfimin e tij, duke theksuar se vetëm vdekja do ta ndaj nga kultivimi i mjedrës
“Nëse më dëgjojnë mua deri në vdekje prej mjedrës dhe specit nuk largona, nuk e shikoj vetëm përfitimin tim vetëm e shikoj a po mundem t’i mbuloj shpenzimet. Me këtë fisniken (gruan) jam i pandashëm me këtë punë, jemi bashkë”, shprehet Zeneli.
Ndryshe, sezonin e mjedrës fermerët e përfundojnë në fund të muajit tetor. /Arbresh.info/Edona Krasniqi/

