Lumir Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani ditën e mërkurë.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa.

“Ju konfirmoj qe kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesen si dhe te mërkuren në takim do jep qëndrimet e LDK-së” tha Mustafa për “Gazeta Blic”.

Pjesmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe Partia Demokartike e Kosovës.

Kështu njoftoi në një konferncë për media, Sekretarja e Përgjithshme e LDK-së, Vlora Çitaku.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në letrën e cila u është është dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër që ka siguruar Betimi për Drejtësi.