Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.
Një i ri dyshohet se ka humbur jetën pasi që ra nga një shkëmb i lartë.
Ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende perëndimore po vazhdojnë kërkimet në zonën e maleve të Valbonës.
Insajderi merr vesh se personi që dyshohet se vdiq nga rënia është një mërgimtar nga Podujeva.
Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Liridon Azemi, nga fshati Dumnicë i Podujevës.
Ekipet e kërkim shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet në zonën ku ra i riu.