𝗠𝗯𝘆𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗷𝗲̈ 𝟱𝟬-𝘃𝗷𝗲𝗰̧𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗯𝗿𝗲𝗴𝗱𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝘁

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja prej Abcnews, viktima është një burrë rreth të 50-ave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja.