Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Paris të Francës, ku dje u prit nga presidenti Emmanuel Macron në hapje të ceremonisë së Lojërave Olimpike.
Kurti ka publikuar një fotoalbum ku njoftoi se Macron i bëri dje bashkë në Pallatin Elysee, teksa shtoi se pati shkëmbime e biseda me liderë e partnerë të rëndësishëm të botës demokratike.
Kurti siç shihet nga foto ka takuar presidenten francez Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Keir Starmer, homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis dhe liderë të tjerë.
Por, ajo që bie në sy është se kryeministri Kurti në fotoalbumin në Pallatin Élysée që e ka shpërndarë në Facebook, nuk i shfaq askund kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.
Presidentja Vjosa Osmani po ashtu po qëndron në Paris ku është shoqëruar nga burri i saj, Prindon Sadriu.
Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjendet në Paris dhe është shoqëruar nga gruaja e tij Linda Rama.
/