Ka përfunduar dita e parë e Lojërave Olimpike, me disa sporte dhe disiplina që e kanë mbyllur garimin.
Ekipi kosovar po ashtu e nisi garimin sot në ditën e parë, me Donjeta Sadikun që e fitoi duelin e parë në boks në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Nesër vazhdojmë me xhudo me kampionen olimpike, Distria Krasniqi që garon në orën 10:00.
Në përgjithësi, listës së medaljeve i prin Australia me pesë sosh, tri të arta dhe dy të argjendta, e ndjekur nga Kina me dy të arta dhe një të bronztë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kompletojnë treshen e parë me pesë medalje në total nga dita e parë, një e artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.
Kjo është lista e plotë e shteteve që fituan medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike: