Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Qytetarët po presin deri në një orë në këtë pikë pasi kolona është 500 metra, ndërsa në dalje të saj pritjet janë pesë minuta.
Në vendkalimin kufitare Kullë, mërgimtarët po presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë, me një kolonë prej 150-180 metra.
Në Bërnjak, Jarinje dhe Merdarë pritjet janë deri në 10 minuta.
Në pikat tjera raportohet të jetë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.