Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen nga qeveria “Kurti”, ndërsa ka thënë se preferon që të mos ankohet pasi ka pasur përkrahje nga niveli qendror.
Teksa ka folur për projektet që janë duke u përkrahur nga niveli qendror, theks të veçantë i jep ndërtimit të stadiumit të qytetit dhe rrugën për Brezovicë.
Krahas këtyre projekteve, Muharremaj ka thënë se me 1 milion euro janë përkrahur për ndërtimin e sheshit të qytetit.
“Unë jam shumë praktik, nuk jam njeri që ankohem kurrë në jetë, nuk mundem me kritiku për shkak të investimeve se ne kemi pas investime në komunën e Suharekës dhe jam i kënaqur me investimet jashtë buxhetit të Republikës së Kosovës. Kemi sheshin 1 milion euro që e kem ndihmë prej tyre, kemi një rrugë që ta lidh rrugën me Brezovicë është dikund 6 milionë euro, kemi rrugën për Mushtisht që kushton prej 900 mijë euro, kemi edhe prej Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka thënë Muharremaj.
I pari i Suharekës ka folur edhe për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës me 850 ulëse, ndërkaq është optimist se ndërtimi i stadiumit do të nisë së shpejti.
“Jemi duke e ndërtu shtëpinë (e kulturës) që është model me 850 ulëse kështu që me pas kritika kishim thënë në mënyrë publike por unë po foli për nivelin komunal ne kemi pas investime nuk mundem me thënë se nuk ka pas investime presim shumë shpejt edhe të fillojmë stadiumin e ri të qytetit që bëhet në komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj.https://zeri.info/inarticle.html
E sa i përket barazisë gjinore, Muharremaj ka thënë se janë “kampion”, pasi shumicën e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Punë të madhe ka thënë se po bëjnë edhe në parandalimin e dhunës në familje.
“Besoj se ne e kemi një nivel shumë të mirë sa i përket dhunës familjare në bazë të numrit të banorëve, është në rënie numri i dhunës familjare pasi që ne jemi e vetmja komunë që nënkryetarja është e gjinisë femërore kemi pesë drejtoresha dhe mundem me thënë lirisht se diku rreth 70 për qind janë punësuar femra dhe 80 për qind meshkuj”, deklaroi Muharremaj për Ekonomia Online.