Zjarret në Lezhë/ Rana e Hedhun zona më e rrezikuar, kurora e Shëngjinit në flakë. Rrezikohen edhe varrezat

Rana e Hedhun konsiderohet si zona më e rrezikuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës.

Gazetari Osman Stafa në një raportim për News24 shprehet se flakët po i afrohen edhe banesave, ndërsa banorë të zonës janë angazhuar në një operacion, krah pjesëtarëve të zjarrfikësve dhe ushtarëve, për fikjen ose lokalizimin e flakëve.

Osmani tha se beteja me flakët po vijon në të gjithë kurorën e Shëngjinit. Banorëve iu është kërkuar të evakuohen nga Shëngjini dhe Rana e hedhun, ku situata paraqitet më e rënduara.

Në luftë me flakët janë angazhuar edhe dy avionë në kuadër të ndihmës së mekanizmit të BE-së, kundër zjarreve.