Boksierja italiane, Angela Carini, sot e ka humbur ndeshjen hapëse olimpike në “Paris 2024”, ku përballë në ring e pati transgjinoren algjeriane Imane Khelif.
Carini dhe Khelif shkëmbyen pak goditje, përpara se sportistja italiane të braktiste meçin, një dukuri kjo e pazakontë në boksin Olimpik.
Dorëzimi i meçit nga Carini u bë pasi pranoi një goditje të fortë nga transgjinorja Khelif, teksa boksierja italiane nuk pranoi t’ia jepte dorën homologes së saj algjeriane pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari.
“Ndjeva një dhimbje të fortë në hundë dhe me pjekurinë e një boksierie thashë ‘mjaft’, sepse nuk doja, nuk doja, nuk mund ta përfundoja ndeshjen”, tha Carini, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Carini më tej tha se ajo nuk është e kualifikuar për të vendosur nëse Khelif duhet të lejohet të konkurrojë, por ajo nuk e kishte problem të luftonte kundër saj.
“Unë s’jam këtu për ta gjykuat këtë. Nëse një atlete është në këtë menyrë, nuk më takon mua ta vendos. Unë thjesht e bëra punën time si boksiere. Hyra në ring dhe luftova, e bëra me kokën lart dhe me zemër të thyer që nuk arrita në fund”, tha ajo.
Në anën tjetër, boksierja algjeriane, Khelif, ishte skualifikuar nga Kampionati Botëror për Femra në New Delhi, vitin e kaluar pak para ndeshjes së saj për medaljen e artë, pasi nuk arriti t’i përmbushte kriteret e përcaktimit të gjinisë.
BBC dhe The Telegraph raportuan se Carini, pas goditjes së fortë të Khelifit ka pësuar thyerje të hundës, ku para gazetarëve tha se “kurrë s’isha goditur kaq fort në karrierën time”.