Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është liruar nga paraburgimi ditën e sotme, i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu sipas vendimit të lëshuar, Blerim Ramadani është liruar me kusht.

Ndërsa sipas dokumentit, ish-ushatri u UÇK-së deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16..08.2024 do të ketë leje-qëndrim të përkohshëm në Shkup. Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të Interpolit të Serbisë.