Trupi i pajetë i Faton Hajrizit raportohet se është tani në automjetin e kompanisë kosovare që po kryen transportimin e kufomës nga Serbia në Kosovë.
Ekipi kosovar, që po merret me këtë proces, është nisur nga morgu në drejtim të Beogradit dhe më pas do të vazhdojë udhëtimin për në Kosovë.
Për shkak të specifikave të rastit, ende nuk është e qartë se kur do të mbërrijë trupi në Merdare.
Megjithatë, janë publikuar fotografi të arkivolit që mban trupin e Faton Hajrizit, i cili po transportohet në Kosovë nga kompania “Funerali”, e specializuar për transportimin e kufomave, transmeton Telegrafi.
Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Pas disa ditëve, u shpall në kërkim edhe nga autoritetet serbe, meqë dyshohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.
Hajrizi u raportua se është vrarë në vendin e quajtur Banja Kovilaça.