Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh zëdhënës i partisë, Besian Mustafa ka bërë të ditur qëndrimin e tyre sa i përket çështjes së urës së Ibrit.
Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet injoruar propagandën dhe se ura e Ibrit duhet të hapet.
Ai tutje tha se ura nuk është hapur pasi siç tha ai “shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”
“Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së: Ura duhet të hapet!
Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet!
Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”, ka shkruar Mustafa duke shtuar se “Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë! Injorojeni propagandën”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në rrjetin social në Facebook.