Më 10 gusht 2024, Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në Sopije të Suharekës ka të shtëna me armë zjarri.
Policia ka lokalizuar vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (50).
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9×19 milimetra, një karikator dhe pesë gëzhoja.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.