Bjeshkët e Prevallës kaplohen nga zjarri, Policia u vihet në ndihmë zjarrfikësve për ta shuar, përpjekjes i bashkëngjiten edhe disa vullnetarë

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga zjarre të mëdha që ende nuk janë shuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.

Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullneratë.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024,  komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyçi.