Përkundër se nuk ka bërë asgjë zyrtare, nënkampioni i Kosovës Golden Eagle Ylli po punon për të kompletuar ekipin për stinorin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se amerikani i natyralizuar i Kosovës, Malcolm Armstead pritet të jetë një prej përforcimeve vendore tek therandasit.

Armstead në edicionin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës dhe luajti me mesatare prej 11.7 pikëve, 4 asiste e 3.5 kërcime në 18 ndeshje, derisa me prishtinasit arritën të fitojnë edhe Ligën Ballkanike.

35 vjeçari ishte pjesë e Yllit edhe gjatë stinorit 2022/23, derisa ka karrierë edhe te Peja e në Evropë ka luajtur në liga shumë të forta si në Rusi, Greqi, Turqi, Lituani etj. /AsistiOnline.com/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT