Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer torturat e udbashëve.

“Kena me ta mar gruan, kena me ta dhunu para syve të tu, ty kena me të lidhë për radiatori, ne kemi me u ba 3 a 4 e kena me dhunue para syve tu. Avokat s’ke, shok në dhomë s’ke, shëtitje s’ke, libër s’ke dhe je i mbyllun,” rrëfej Novosella.

Ai ka treguar se për mbi 5 muaj nuk e ka parë diellin.

“Unë për 5 muaj e 3 ditë, asnjë ditë nuk e kam pa diellin… kur kom marrë vesh shokët e mi me ka 7-8 muaj e 10 muaj kishin qenë [të dënuar në atë formë]”.

Një formë tjetër e dhunës psiqike ishte edhe kërcënimi me t’i largu të gjithë familjarët nga puna.

“Çfarë presioni. Krejt fëmijtë që i keni nëpër shkolla e studime, kemi me i qit prej atyhit”.

Sipasa tij, kulmi i krejt kësaj ishte konstatimi i udbashëve “sa ke me u dënu unë nuk e di…ishin hala hetimet, a do të dënohesh 10 apo 15 vjet të shohim… por kur del prej burgut, nëse del, familja jote s’ka me të pranu te shpija, fëmijët e mahallës kanë me të gju me gurë, kan me fishllu se ti ki me u çmend nëpër burgje”, ka rrëfyer ndër të tjera Novosella ne Debat Plus.

Ai ka thënë se për fatin e madh tani ish-të burgosurit e kanë arritë qëllimin, kan arritë atë që e kanë synuar [shtetin e pavarur të Kosovës], kurse për udbashët ka thënë se “ata sot janë të vdekur fizikisht ose të vdekur moralisht nëse kanë pasur moral ose të vdekur politikisht se kanë përfundu”.

“Ne jemi fitimatarët”, ka thënë Novosella derisa ka thënë se rrëfimi i tij nuk duhet të meret si akuzë, por se duhet të dihet se “rruga e lirisë së Kosovës nuk ishte me lula e shtrume, ishte e vështirë, ishte e gjatë”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT