Selatin Novosella, ish i burgosur politik ka rrëfyer për veprimtarinë tij dhe për arrestimin e torturat e përjetuara nga regjimi i jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB.

Novosella në RTV Dukagjini ka përmendur emrat e hetuesve shqiptarë të cilët kishin torturuar atë dhe shokët e tij në vitin 1975.

“Ishin, Muharrem Dana, Ibush Kllokoqi, Asllan Sllamniku, Hasan Mehmeti, Jusuf Karakushi, Mehmet Haskaj, Bafti Jakupi, Shefqet Hashani, Zenun Shala, Naip Hoxha, Refik Tashi, Metush Sadiku, Zejnullah Shala, Faik Nura, Shefqet Obri dhe Metë Kuçi”.

Ai ka thënë se këta ishin UDB-ashët shqiptarë “torturues”.

“Formalisht kanë qenë hetues…për mua që e kam provuar nga afër pa dyshim që ishte me elemente sadiste… pa dyshim Asllan Sllamniku,” shtoi ai.

Novosella thotë se UDB-ashët i kërkonin që t’i pranonte ato që i kërkonin nga ai ose do e dërgonin në periferi të Prishtinës dhe do ia hapnin një varr e do e vranin aty.

“Ishin dy tortura, njëra ishte psiqike me fyerje të cilat njeriu normal nuk mund ti bëjë…fantazia jonë, imagjinata jonë nuk mund të thot cka në raste të tilla kur je me dry mshelun, janë 3-4 UDB-ash,… por e nxirrshin revolen me tregu që e kem këtu…dhe të thonin kështu ti Selatin Novosella ose ke me i pranu të gjitha ato që ne po i kërkojmë prej teje për ty dhe për shokët tu ose kemi me të qit në periferi të Prishtinës, kemi me ta dhan kazmen edhe kacin, ke me qel një vorr 1meter me 2 e kemi me te vra e kem me të qit qaty”.

“Kena me të qit ndoshta në kufi me Shqipërinë, atje kem me ta lënë kufomen me bë me dije që ke dasht me ik në Shqipëri,” deklaroi Novosella në “Debat Plus”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT