Postimi i dhimbshëm i Nysret Muqiqit në njëvjetorin e vdekjes së nënës

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Nysret Muqiqi e ka përkujtuar nënën e tij në njëvjetorin e vdekjes së saj.

Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, poshtë së cilës ka shkruar fjalë të dhimbshme.

“Një vit pa ty nënë e dashur!

Thonë vitet shërojnë dhimbjen por mua sa vjen e më shtohet, pusho në paqe e shtrenjta ime NËNË, po shumë po më mungon”, ka shkruar artisti.