U dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës, ky është personi që humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të natës në Suharekë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Emergjencës në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën është Jonuz Morina, 56-vjeçar nga fshati Stravuqinë.

Pas ekzaminimeve nga Policia, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.