Një komandant i forcave elitare Radwan të Hezbollahut, është vrarë në një sulm me dron në jug të Libanit.
Lajmin e ka konfirmuar ushtria izraelite e njohur si IDF, që publikuan edhe pamjet e këtij sulmi.
Bëhet fjalë për Hussein Ibrahim Kassab, i cili u godit derisa po ngiste biçikletën në afërsi të qytetit Tyre.
Në video shihet momenti kur Kassab derisa po ngiste motoçikletën, goditet nga një raketë që lëshohet nga droni i ushtrisë izraelite.
Në anën tjetër, lidhur me këtë vrasje nuk është deklaruar fare Hezbollahu në Liban, që prej muajsh po gjuan raketa në drejtim të qyteteve izraelite.