Vedat Muriqi tregon ndjenjat pas golit ndaj Real Madridit

Vedat Muriqi ka nisur mbarë stinorin e ri në LaLiga, derisa ka shënuar gol në ndeshjen e parë të stinorit ndaj Real Madridit. Goli i tij ndali Realin nga fitorja, ku debutoi ylli botëror i futbollit Kylian Mbappe.

Muriqi, menjëherë pas ndeshjes u shpallë edhe lojtari më i mirë i duelit Mallorca – Real Madrid që përfundoi me barazim 1-1. Ky barazim, ka bërë që për herë të parë Carlo Ancelotti si trajner i Realit të mos e nis stinorin me fitore në LaLiga.

E pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës në deklaratën e dhënë për mediat ka treguar ndjenjën se si është t’i shënosh ekipit më të trofeshëm të futbollit.

“Të jem i sinqertë, t’i shënosh gol Real Madrid është ndjenjë e jashtëzakonshme. I kam shikuar në televizion si fëmijë,” ka thënë shkurt dhe i lumtur ai, pas barazimit të siguruar ndaj kampionit aktual të Spanjës dhe Evropës