Xhiro e dytë e Superligës përmbyllet sot me një derbi, Gjilani e pret Ballkanin

Xhiro e dytë e edicionit të ri të Albi Mall Superligës në futboll do të mbyllet sot me një ndeshje tejet interesante.

Gjilani dhe Ballkani do të përballen sot me njëra-tjetrën, e ku të dyja synim kanë vetëm fitoren.

Gjilanasit do të kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri, pasi xhiron e parë barazuan 1-1 me Llapin, ndërkohë Ballkani do të kërkojë fitoren e dytë dhe pikët e plota pas dy xhirove të para.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.