Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar sot në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se këtë herë viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Sipas informacioneve të para, ngjarjen e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.
Rasti është edhe më tronditës pasi viktima 27-vjeçare ka probleme mendore dhe kjo gjendje është shfrytëzuar nga i dyshuari.
Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është identifikuar personi i dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja./GazetaSinjali/