Numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Suharekës të regjistruar për zgjedhjet e fundit komunale të mbajtura në tetor 2021 ishte 66.763 duke përfshirë votuesit jashtë Kosovës.
Pjesëmarrja në votime ishte 42.8 për qind/28.570 votues (burimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve).
Por le të kthemi në kohë dhe ti kujtojmë statistikat e zgjedhjeve nga viti 2000
Nga zgjedhjet e para komunale të pasluftes në Suharekë kemi këto Statistika:
Kanë Votuar gjithsejet 28,092 votues, nga 32,666 të tillë me të drejtë vote, nga këto vetëm 26,867 ishin të vlefshme.
Pjesëmarrja në votime: 86.0%
Partitë me më së shumti vota:
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 19,475 vota, (30 ulëse), 72.5%
Partia Demokrkatike e Kosovës (PDK) – 4,167 vota, (7 ulëse), 15.5%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 1453 vota, (2 ulëse) 5.4%
Partia Qendres Liberale te kosoves (PQLK)- 1091 vota, (2 ulëse) 4.1%
Ndersa 2.5% ishin shpëndarë për Partite tjera!/ Suharekaexpress.com